Ndërlidhjet

Clegg mund të humbas ulësen në Parlamentin britanik


Zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg

Zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg

Nick Clegg, zëvendëskryeministri britanik dhe lideri i Liberal Demokratëve, pritet të humbas ulësen në parlament, kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme muajin e ardhshëm.

Kjo informatë e publikuar nga Retuers është bërë duke u mbështetur në sondazhin e fundit që është publikuar sot.

Partia e qendrës së majtë të Cleggut, ka humbur gati gjysmën e votuesve prejse i është bashkuar në koalicion konservatorëve të kryeministrit, David Cameron në vitin 2010.

Parashikimet janë që asnjë nga dy partitë e mëdha, Partia Konservatore dhe ajo Laburiste nuk do e fitojnë mjaftueshëm vota më 7 majpër të votuar qeverinë e re.

Prandaj, partia e Cleggut sërish mund të partia që do të ndihmojë cilëndo nga partitë e mëdha për të themeluar qeverinë e re.

XS
SM
MD
LG