Ndërlidhjet

Lozanë: Bisedimet atomike vazhduan edhe pas afatit


Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në Dhomën e Situatës nëpërmjet video telekonferencës bisedojnë me anëtarët e delegacionit amerikan në Lozanë

Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në Dhomën e Situatës nëpërmjet video telekonferencës bisedojnë me anëtarët e delegacionit amerikan në Lozanë

Diplomatët e lartë nga gjashtë fuqitë botërore dhe Irani, sot i kanë vazhduar bisedimet në Lozanë të Zvicrës, pasi dështuan që deri në mesnatë të pajtohen për një marrëvshje kornizë për kufizimin e programit atomik iranian, në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Marrëveshja potenciale kornizë do ta hapte rrugën për marrëveshje finale, që duhet të arrihet deri më 30 qershor.

Një marrëvshje e tillë do ta përfundonte mospajtimin 12 vjeçar lidhur me programin atomik iranian, për të cilin vendet perëndimore dhe Izraeli kanë shqetësime se synon avancimin e kapaciteteve për prodhimin e armatimit atomik.

Këtë akuzë Irani e ka hedhur poshtë.

Sekretar amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif, sot kanë mbajtur bisedime bilaterale, derisa diplomatët thanë se nevojitet edhe më shumë punë para se të shpallet ndonjë deklaratë.

Shefi i negociatorëve iranianë, Abbas Araghchi, tha se “problemet” mbeten.

Por, ka pasur edhe deklarata që dukej se ishin kundërthënëse.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se palët kanë “aritur marëvshje të përgjithshme në të gjitha aspektet kryesore të zgjidhjes finale për këtë çështje”.

Por, sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, tha se “çështjet kryesore” ende duhet të shqyrtohen, megjithqë ekziston “kornizë e gjërë e mirëkuptimit”.

XS
SM
MD
LG