Ndërlidhjet

Siri: IS-i e okupoi pjesën më të madhe të kampit të refugjatëve


Pamje e kampit palestinez Yarmouk në Siri

Pamje e kampit palestinez Yarmouk në Siri

Aktivistët sirianë dhe dëshmitarët thonë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë marrë kontrollin ndaj “pjesëve të mëdha” të një kampi të refugjatëve palestinezë në pjesën jugore të kryeqytetit Damask në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka raportuar se sot kanë shpëthyer përleshjet në kampin Yarmouk, ndërmjet luftëtarëve të IS-it dhe pjesëtarëve të një grupi palestinez.

Në këtë kamp në Damask jetojnë afro 18 mijë njerëz.

Njëherësh, Jordania ka shpallur se përkohësishte ka mbyllur të vetmin kalim të kufirit, që ka funksionuar me Sirinë, “për shkak të ngjarjeve të dhunshme në pjesën tjetër”.

Një zëdhënës i kryengritësve në pjesën jugore të Sirisë tha se luftëtarët kryengritës janë përpjekur ta marrin kontrollin në vendkalimin kufitar Nasib nga autoritetet e Sirisë.

Gjatë katër vjetëve të luftës ndërmjet forcave lojale ndaj presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe grupeve kryengritëse që e kundërshtojnë qeverisjen e tij, janë vrarë më se 200 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG