Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione kundër hakerëve


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndërmarrjen e sanksioneve kundër hakerëve, që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Nëse sanksionohet, atëherë ndonjë personi ose entiteti të involvuar në aktivitet të hakerizmit, do t’i bllokohet pasuria në Shtetet e Bashkuara, do t’i ndalohen transakcionet me njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe nuk do t’i jepet vizë amerikane.

Sipas rapoteve, zyrtarët amerikanë kanë dyshime se hakerët rusë kishin dorë në depërtimin në sistemin e imejlave në Departamentin amerikan të shtetit në muajin mars, me ç’rast është dashur të ndalet i gjithë sistemi për një kohë të shkurtër.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se ishte e involvuar.

Po ashtu, urdhëri ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti Obama, u bë pasi hakerët depërtuan në faqet e kompanisë Sony Pictures, në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa agjencia FBI besonte se ky sulm kibernetik e kishte origjinën në Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG