Ndërlidhjet

Kiev: Refuzohet kërkesa për ekstradimin e ish-presidentit të Gjeorgjisë


Mikheil Saakashvili

Mikheil Saakashvili

Ukraina e ka refuzuar kërkesën e Gjeorgjisë për ekstradimin e ish-presidentit, Mikheil Saakashvili, me arsyetimin se është politikisht e motivuar.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka njoftuar sot se Saakashvili, që është udhëheqës i një organi këshillues në Ukrainë, nuk do të ekstradohet në Gjeorgji.

Zoti Saakashvili, i cili ka paraqitur reforma gjatë presidencës së tij gati 10 vjeçare, pasi erdhi në pushtet nëpërmjet revolucionit të trëndafiltë në vitin 2003,është larguar nga Gjeorgjia, kur presidenca e tij përfundoi në nëntor të vitit 2013.

Qeveria e cila është në krye të qeverisë së Gjeorgjisë, pasi e mundi partinë e Saakashvilit në zgjedhjet parlamentare në vitin 2012, e akuzon atë për mashtrim, organizim të një sulmi dhe keqpërdorim të pozitës. Saakashvili i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG