Ndërlidhjet

logo-print

Senatorët: FIFA të mos e organizoj kampionatin në Rusi


Pamje e një grupi të senatorëve në mesin e të cilëve gjenden edhe disa nënshkrues të letrës drejtuar FIFA-s

Pamje e një grupi të senatorëve në mesin e të cilëve gjenden edhe disa nënshkrues të letrës drejtuar FIFA-s

Trembëdhjetë senatorë të Shteteve të Bashkuara i kanë shkruar organizatës botërore të futbollit, e njohur me shkurtesën FIFA, duke kërkuar që Kampionati botëror në vitin 2018 të mos mbahet në Rusi.

Senatorët Robert Menendez, demokrat nga Nju Xhersi, dhe Ron Johnson, republikan nga Viskonsini, e kanë organizuar këtë letër, të publikuar sot, me të cilën i bëhet thirrje FIFA-s që kampionatin botëror të futbollit ta lëvizë për shkak se Rusia “po vazhdon me shkeljen e integritetit teritorial të Ukrainës”.

Këtë letër e kanë nënshkruar katër senatorë demokratë dhe nëntë republikanë, në mesin e të cilëve gjendet edhe ish-kandidati presidencial, John McCain.

Në letër, po ashtu, senatorët kanë shkruajtur se “duke lejuar që Rusia të jetë mikpritëse e Kupës Botërore të FIFA-s, në mënyrë jopërkatëse e fuqizon prestigjin e regjimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në kohën kur ai duhet të dënohet”.

FIFA deri tash i ka refuzuar kërkesat e tilla.

Rusia në mënyrë ilegale e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, në mars të vitit të kaluar, dhe akuzohet nga Ukraina, shtetet perëndimopre dhe NATO-ja, se po i mbështet separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG