Ndërlidhjet

logo-print

Sulm në Afganistan, 16 të vrarë


Afganistan

Afganistan

Së paku 16 njerëz janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në lindje të Afganistanit.

Raportohet se sulmuesi ka hedhur veten në erë gjatë një demonstrate kundër ushtruesit të detyrës së guvernatorit të provincës Khost.

Në mesin e të plagosurve është edhe Humayoun Humayoun, kryetar i Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Talibanët dhe grupet e tjera militante sulmojnë shpesh zyrtarët afganë dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG