Ndërlidhjet

logo-print

Al Shababi merr peng disa studentë në Kenia


Kenia - foto arkivi

Kenia - foto arkivi

Persona të armatosur kanë marrë peng stundentë dhe kanë vrarë së paku 14 persona në kampusin e një universiteti në verilindje të Kenias.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar universitetin në qytetin Garisa dhe kanë shkëmbyer zjarr.

Grupi militant Al Shabab ka thënë se ka kryer sulmin.

Pengjet myslimane dhe jomyslimane janë ndarë, ndërsa 15 të rrëmbyer myslimanë janë liruar, ka thënë një zëdhënës i Al Shababit, transmeton BBC.

Ky grup ka sulmuar vazhdimisht Kenian qysh në vitin 2011, kur trupat keniane janë dërguar në Somali për të ndihmuar luftën kundër militantëve atje.

Al Shababi lufton për krijimin e shtetit islamik në Somali.

XS
SM
MD
LG