Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Kur humori "gri" nuk dallon nga realiteti politik


Ilustrim @Shutterstock

Ilustrim @Shutterstock

Humori i mirë është ai që gjithmonë mban fronin e opozitës, por në mungesë të emisioneve humoristike në Maqedoni, varfërohet jo vetëm ana shpirtërore e popullit, por edhe e ardhmja e tij bëhet e zymtë, thotë Bubo Karov, aktor dhe poducent i emisioneve humoristike.

Sipas tij, politika është ajo e cila ka përjashtuar humorin jo vetëm nga hapësira mediatike, por për fat të keq edhe nga pjesët tjera të shoqërisë.

“Realiteti politik, përkatsisht aktorët politikë tani për ne paraqesin një konkurrencë serioze. Dhe nga ana tjetër, qytetarët e Maqedonisë, jo se kanë hequr dorë nga e qeshura, por problemi qëndron në atë se humori “gri” është përzier me realitetin, pra nuk është më e qartë se çka është humor dhe çka realitet”, thotë zoti Karov.

Ndonëse është producent emisionesh humoristike, ai nuk ka aktualisht ndonjë angazhim, meqë emisione të tilla nuk ka.

Reshat Kamberi, autor i më teksteve që ai i quan “tekste me thumba”, thotë se shkalla e perceptimit të kritikës përmes humorit ndaj dukurive negative në shoqëri flet për pjekurinë demokratike të asaj shoqërie.

“Mendoj se ne si shoqëri jemi të kompleksuar në atë aspekt. Nuk dijmë shumë gjëra, nuk mësojmë shum gjëra, nuk bëjmë punë, nuk krijojmë të mira materiale aq sa jemi të obliguar, madje edhe aq sa mundemi, dhe pastaj nëse për të gjitha këto dikush na kritikon, neve na dhemb", thotë zoti Kamberi.

Përderisa ekspertët konsiderojnë se ndasitë e thella të cilat kanë lëshuar rrënjë në shoqërinë maqedonase, qoftë mbi baza etnike, fetare apo partiake, jo më pak i pranishëm është edhe hendeku mes klasave shoqërore dhe kjo ka bërë që çdo formë e humorit të shihet si "rrezik për stabilitetin e vendit".

Gjorgji Tonovski. sociolog, thotë se mungesa e humorit në Maqedoni është rrjedhojë e mungesës së lidhjeve të shëndosha të ndërsjella miqësore.

“Në rrethana kur pjesa më e madhe e pasurisë është në duart e një pjese shumë të vogël të shoqërisë, për të mos thënë të individëve të caktuar, në kushtet kur e ardhmja e gjeneratave të reja është e padefinuar dhe njëhërësh nëse i kemi parasysh ndasitë e thella në shoqëri, atëherë është më se e qartë pse humori përjashtohet”, thekson Gjorgji Tonovski.

XS
SM
MD
LG