Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia, “kurrë pjesë e Rusisë”


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se vendi i tij nuk do të bëhet kurrë pjesë e Rusisë.

Në një intervistë për agjencinë Bloomberg News, Lukashenka ka thënë se Bjellorusia do të luftojë “deri në njeriun e fundit” kundër çdo pushtuesi.

“Shumë njerëz në politikat e Rusisë vazhdojnë të mendojnë në mënyrë imperialiste dhe e shohin Bjellorusinë si asgjë, pos si një krahinë veriperëndimore të Rusisë”, ka thënë ai.

Lukashenka ka thënë se Bjellorusia “do të luftojë kundër evropianëve, amerikanëve, rusëve apo secilit që vjen me qëllim të pushtimit në vend”.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe mbështetja e Moskës për rebelët në lindje të Ukrainës ka rritur shqetësimet për synimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në rajon.

Lukashenka po ashtu ka kritikuar zyrtarët perëndimorë, të cilët e kanë cilësuar atë si diktatori i fundit i Evropës.

“Unë nuk jam më diktatori i fundit i Evropës. Ka diktatorë pak më të këqij se unë, apo jo? Unë jam tashmë një e keqe më e vogël”, ka thënë Lukashenka.

XS
SM
MD
LG