Ndërlidhjet

NASA mohon marrëveshjen me Rusinë


Ilustrim
Ilustrim

NASA ka mohuar se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për ndërtimin e një stacioni të ri të hapësirës me Rusinë.

Kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Igor Komarov, ka thënë më 28 mars se NASA dhe Roscosmos janë pajtuar për zgjerimin e operacioneve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri më 2024 dhe për të punuar për zëvendësimin e tij.

Zëdhënësi i NASA-s, David Weaver, ka thënë në të njëjtën ditë se agjencia amerikane e hapësirës vlerëson angazhimin e Rusisë për përdorimin e plotë të Stacionit Ndërkombëtar deri më 2024 dhe shprehjen e interesimit të saj për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për eksplorimin e hapësirës.

Ai nuk ka konfirmuar ndonjë plan për stacionin e ardhshëm të hapësirës.

Zyrtari i lartë i NASA-s, Sean Fuller, ka thënë se Komarov dhe kreu i NASA-s, Charles Bolden, kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, porse nuk është rëndë dakord për ndërtimin e stacionit të ri të hapësirës.

“Disa nga gjërat e thëna janë marrë jashtë kontekstit”, ka thënë Fuller për gazetën The Moscow Times.

XS
SM
MD
LG