Ndërlidhjet

17 të vrarë në Gadishullin Sinai


Gadishilli Sinai - foto arkivi
Gadishilli Sinai - foto arkivi

Zyrtarë të sigurisë në Egjipt kanë bërë të ditur se persona të armatosur kanë sulmuar postblloqet ushtarake në Gadishullin Sinai, duke vrarë 15 ushtarë dhe dy civilë.

Policia ka thënë se personat e armatosur kanë hapur zjarr kundër ushtarëve me pushkë automatikë dhe raketahedhës.

Zyrtarët kanë thënë se 15 militantë janë vrarë në betejën që ka pasuar.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por një fraksion i lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik, i njohur si Provinca Sinai, ka kryer sulme të ngjashme në gadishull.

Militantët në Sinai kanë vrarë qindra ushtarë dhe policë prejse ushtria ka përmbysur presidentin islamik, Muhammad Morsi, më 2013.

XS
SM
MD
LG