Ndërlidhjet

Vetëvendosje përjashton dy anëtarë


Prishtinë
Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se Komisioni Disiplinor i saj ka shqyrtuar sot letërankesën ndaj anëtarëve Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj.

Të njëjtët janë thirrur, por nuk i janë përgjigjur ftesës së Komisionit, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, Komisioni ka vazhduar punën lidhur me shqyrtimin e pretendimeve të përfshira në letërankesën e parashtruar dhe ka ardhur në përfundim se Ajnishahe Halimi, duke abuzuar me detyrat e besuara, ka krijuar favore financiare në kundërshtim me detyrat e saj.

Po ashtu thuhet se Halimi dhe Gecaj, me paraqitjet e tyre publike, kanë shkelur disa pika të statutit të Vetëvendosjes që kanë të bëjnë me respektimin e parimeve dhe dokumenteve themeltare të Lëvizjes, me pranimin e vendimeve të shumicës dhe respektimin e mendimit ndryshe dhe me mospërfshirjen në aktivitete apo sjellje që janë komprometuese për Lëvizjen Vetëvendosje.

Për këtë aryse, thuhet më tej në deklaratë, Komisioni ka përjashtuar Halimin dhe Gecajn nga organet dhe anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG