Ndërlidhjet

Zbulohet lloj i ri i hardhucave


Ilustrim
Ilustrim

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar lloje të reja të hardhucave që jetojnë në një zonë të vogël përgjatë kufirit Iran-Irak.

Profesori Wolfgang Boehme, nga Muzeu i Kërkimeve Zooligjike "Alexander Koenig" në Bon të Gjermanisë, ka thënë se ka identifikuar specien Varanus Nesterovi me ndihmën e dy studentëve të tij dhe dy kolegëve rusë.

Kafsha mishngrënëse, që mund të arrijë 1.2 metra gjatësi, duket se jeton në ultësirat perëndimore dhe jugperëndimore të malit Zagros.

Boehme ka thënë se speciet janë identifikuar falë katër shembujve të hardhucave të mbajtur në Muzeun Zoologjik të Shën Petersburgut dhe Institutin Smithsonian në Uashington.

XS
SM
MD
LG