Ndërlidhjet

Gazpromi konfirmon marrëveshjen me Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim

Kreu i gjigantit rus Gazprom ka konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për furnizimin me gaz të Ukrainës gjatë tre muajve të ardhshëm.

Shefi ekzekutiv i Gazpromit, Aleksei Miller, ka thënë se Kievi do të paguajë 247.18 dollarë për 1,000 metra kub në çerekun e dytë të këtij viti.

Çmimi është më i ulët se 329 dollarë sa ka paguar në çerekun e parë.

Bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të mosmarrëveshjes për çmimin, pritet të vazhdojnë.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, ka thënë se kompania shtetërore e gazit Naftogaz ka arritur marrëveshjen afatshkurtër me Gazpromin.

Më herët, Rusia ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me gaz për Ukrainën për shkak të faturave të papaguara.

Ukraina vazhdon të paguajë paraprakisht për gazin rus.

XS
SM
MD
LG