Ndërlidhjet

Rebelët në Jemen marrin edhe një qytet


Jemen
Jemen

Raportet nga Jemeni thonë se rebelët shiitë dhe aleatët e tyre kanë marrë kontrollin e pallatit presidencial në qytetin Aden.

Ky zhvillim vjen pas një javë sulmesh ajrore në Jemen, të kryera nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, me qëllim ndalimin e avancimit të rebelëve.

Presidenti Abd-Rabbu Mansur Hadi është larguar për në Arabinë Saudite javën e kaluar, pasi rebelët shiitë Huthi kanë qenë pranë Adenit.

Hadi ka gjetur strehim në këtë qytet prejse Huthi-të kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana.

Po sot, Arabia Saudite ka thënë se një ushtar i saj është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë përtej kufirit me Jemenin.

Këto janë viktimat e para saudite prejse koalicioni ka nisur fushatën ajrore.

XS
SM
MD
LG