Ndërlidhjet

logo-print

Koalicioni ndërmerr sulme të reja ajrore kundër IS-it


Pamje e aeroplanave luftarakë amerikanë F-15E duke fluturuar mbi Irak

Pamje e aeroplanave luftarakë amerikanë F-15E duke fluturuar mbi Irak

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka ndërmarrë shtatë sulme ajrore kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Irak dhe Siri, prej 1 prillit.

Komanda e Bashkuar e Task Forcës, që i udhëheq operacionet, ka njoftuar sot se tri sulme ajrore për cak i kishin pozicionet e IS-it në Siri, afër qytetit kufitar Kobani, i cili është nën kontroll të plotë të forcave kurde prej muajit janar.

Në Irak, koalicioni tha se sulmet ajrore në shënjestër i kishin poziticonet e IS-it afër qyteteve Baixhi, Falluxha, Sinxhar dhe Ramadi.

Koalicioni thotë se i ka pezulluar sulmet ajrore në Tikrit, pasi forcat qeveritare dhe milicitë shiite pretenduan dje se i kanë dëbuar forcat e IS-it nga qyteti dhe se gjenden në proces të neutralizimit të pozicioneve të mbetura të luftëtarëve të grupit militant, Sheti Islamik.

XS
SM
MD
LG