Ndërlidhjet

OSBE: Mirëpriten rekomandimet e Kuvendit të Kosovës për RTK-në


Jean-Claude Schlumberger

Jean-Claude Schlumberger

Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jean Claude Schlumberger, i ka mirëpritur rekomandimet e sotme nga Kuvendi i Kosovës për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“E lavdëroj kuvendin për hapat e ndërmarrë për të shikuar në punën dhe financat e e transmetuesit publik”, tha ambasadori Schlumbrger dhe ka shtuar se “është përgjegjësi e kuvendit si institucioni kryesor mbikëqyrës në Kosovë, për të vepruar në përgjigje të shqetësimeve të shprehura lidhur me RTK-në gjatë javëve të kaluara”.

Pasi është shprehur se pret që të veprohet shpejtë në shqyrtimin e rekomandimeve të kuvendit, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë thekson se “pavarësia editoriale dhe menaxhmenti përkatës janë parakushtet kryesore për transmetues publik funksional dhe të besueshëm”, ka njoftuar OSBE-ja.

Këto rekomandime u bënë pas shqetësimeve të ngritura aktulisht nga një grup i redaktorëve dhe sindikatës së RTK-së, e po ashtu edhe të disa përfaqësuesve politikë, lidhur me politikat redaktuese dhe menaxhmetin e përgjithshëm të transmetuesit publik.

Në fund të njoftimit theksohet se Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike dhe ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe mbështet zhvillimin e mediave.

XS
SM
MD
LG