Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nga fundosja e anijes – së paku 56 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 56 vetë kanë humbur jetën pasi një anije është fundosur në Detin Ohotsk, afër gadishullit Kamçatka, në Rusi.

Ministria e situatave emergjente e Rusisë tha sot se 63 prej 132 njerëze, që ishin në anijen, Dalny Vostok, kur ajo u fundos gjatë natës, janë shpëtuar.

Trembëdhjetë anëtarë të ekuipazhit mbeten të zhdukur.

Zyrtarët thanë se personat që janë shpëtuar, janë transportuar me helikopter në një spital në qytetin Magadan, 250 kilometra larg.

Minsitria e emergjencave tha se më tepër se 25 anije të peshkimit kanë ndihmuar në shpëtimin e disa anëtarëve të ekuipazhit.

Nuk ësht e qartë se çka e shkaktoi këtë fundosje.

Agjencia ruse e lajmeve, e udhëhequr ng shteti, ka cituar burime në Ministrinë e situatave emergjente të rajonit, që kanë thënë se rol në këtë incident tragjik kanë mundur të luajnë copat lëvizëse të akullnajave.

Këto burime kanë thënë se nga anija nuk është dërguar sinjal për rrezik.

XS
SM
MD
LG