Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: U arrestua deputeti Mark Frroku


Pamje nga një seancë e Kuvendit të Shqipërisë

Pamje nga një seancë e Kuvendit të Shqipërisë

Policia e Shqipërisë sot e ka arrestuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku, i cili është i dyshuar për përfshirje në një rast vrasjeje në Belgjikë.

Më parë, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me shumicë të madhe të votave për tërheqjen e imunitetit të deputetit Frroku, nga Partia Demokristiane, pas fletarrestit ndërkombëtar kundër tij, të lëshuar nga prokurorët e Belgjikës.

Një gjykatë në Bruksel e kishte dënuar Mark Frrokun dhe tre shqiptarë të tjerë në munesë, me 10 vjet burg në vitin 2010, raporton AP nga Tirana.

Frroku ishte ankuar ndaj këtij vendimi dhe procesi i ri pritet të filloj në muajin tetor.

Pas tërheqjes së imunitetit, është hapur ruga për eksradimin e tij në Belgjikë.

Por të dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim.

Prokurorët besojnë se vrasja e shqiptarit, Aleksander Kurti, që jetonte në Bruksel, në vitin 1999, ishte pasojë e përleshjeve ndërmjet bandave të involvuara në prostitucion në Bruksel.

Mark Frroku e ka hedhur poshtë çfarëdo lidhjeje me këtë vrasje.

XS
SM
MD
LG