Ndërlidhjet

logo-print

Gjuriq: Prishtina nuk po e zbaton Marrëveshjen e Brukselit


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Drejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar mbrëmë se problemi në realizimin e zbatimit të Marëveshjes së Brukselit, është krijuar për shkak të shmangies nga dinamika, dhe derisa Beograd i ka plotësuar obligimet e veta, Prishtinës i ka mbetur zbatimi i 6 pikëve.

“Kemi situtë absurde, që Serbia i ka zbatuar të gjitha pikat prej 7 e deri në të 15-tën, ndërsa Prishtinës i ka mbetur edhe mëtutje t’i plotësoj 6 pikët e para”, tha Gjuriq në Mitrovicë, gjatë një takimi me përfaqësuesit e qeverisjes lokale, raporton agjencia Beta.

Sipas fjalëve të tij, “njëri prej problemeve kyçe është ai që në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është hequr dorë nga dinamika e planifikuar e zbatimit” të asaj për çka është arritur pajtueshmëri.

XS
SM
MD
LG