Ndërlidhjet

Numri i të vrarëve nga militantët në Kenia arriti në së paku 147


Pamje nga një operacion i mëparshëm i policisë speciale të Kenias kundër militantëve të grupit Al-Shabaab
Pamje nga një operacion i mëparshëm i policisë speciale të Kenias kundër militantëve të grupit Al-Shabaab

Militantët e maskuar kanë depërtuar dje në kompleksin e një kolegji në pjesën verilindore të Kenias, duke i vrarë së paku 147 vetë dhe i mbajnë të rrëmbyer disa studentë.

Ministri i brendshëm i Kenias, Joseph Nkaissery, tha se së paku 79 vetë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit në Kolegjin Universitar Garisa, afër kufirit me Somalinë.

Ky minister ka njoftuar se katër persona të armatosur, që kanë hyrë në kompleks janë vrarë, por kriza nuk ka përfunduar ende.

Grupi ekstremist, Al-Shabaab, tha se e ka ndërmarrë këtë sulm në shenjë të hakmarrjes për shkak se trupat e Kenias po luftojnë në Somali.

Zëdhënësi ushtarak i Al-Shabaabit, Abdiasis Abu Musab, tha se grupi i ka liruar myslimanët, ndërsa i ka vrarë disa të krishterë e disa të tjerë i mbanë të rrëmbyer.

Prej vitit 2011, militantët e këtij grupi e sulmojnë Kenian, pasi trupat keniane ishin dërguar në Somali për ta ndihmuar qeverinë e atjeshme në luftën kundër grupit Al-Shabbab.

XS
SM
MD
LG