Ndërlidhjet

Gjeka: Vendimi për Ramën dhe Thaçin nuk është kontestues


Pamje e Plazhit të Madh në Ulqin
Pamje e Plazhit të Madh në Ulqin

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka vlerësuar se shpallja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe e ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi për Qytetar nderi të Ulqinit, është në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore të Malit të Zi.

Zoti Gjeka, mëtutje, i ka thënë gazetës Vijesti në Podgoricë se nuk e ka të qartë për çka është “ngritur aq shumë pluhur për këtë”.

Ai ka shpjeguar se “do të pajtohemi se kjo është në interesin e Malit të Zi, i cili synon integrime evroatlantike, ndërsa raportet e mira fqinjësore janë shumë të rëndësishme për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, dhe në këtë prizmë duhet shikuar vendimin”.

Si argumente plotësuese, Fatmir Gjeka ka theksuar faktin se Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, që është anëtare e NATO-s, ndërsa Hashim Thaçi, është ministër i jashtëm i Kosovës, “të cilin e pranojnë në Bruksel dhe në Uashington”.

“Ata janë bashkëkomasit tanë që kanë ditur të gjithëve prej Evropës e deri në Amerikë qartas tu tregojnë për problemet e shqiptarëve dhe për këtë arsye mirënjohjet nuk janë kontestuese”, tha Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës s Ulqinit.

Nesër shënohet Dita e Komunës së Ulqinit, dhe në këtë kuadër Ramës dhe Thaçit do tu dorëzohen mirënjohjet.

XS
SM
MD
LG