Ndërlidhjet

SHBA: Senatori Menendez thotë se nuk ndjehet fajtor


Robert Menendez

Robert Menendez

Senatori amerikan, Robert Menendez, demokrat nga Nju Xhersi, mbrëmë tha para një gjyqtari se nuk ndjehet fajtor lidhur me akuzat për korrusion.

Ai është i akuzuar se e ka përdorë pozitën e tij, që në mënyrë të gabuar ta ndihmoj një donator të lartë dhe mik të tij, i cili, po ashtu, tha se nuk ndjehet fajtor ndaj akuzave që janë ngritur edhe kundër tij.

Senatori Menendez e ka hedhur poshtë çdo keqbërje.

Ai është liruar pa pagesë, por është urdhëruar që ta dorëzoj pasaportën e tij.

Pasi zoti Menedez u tërhoq vullnetarisht nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, atë në këtë komitet do ta zëvendosëj senatori, Benjamin Cardin, demokrat nga Merilendi.

Robert Menendez është shprehur skeptik për negociatat bërthamore me Iranin. Ai është sponzorizues udhëheqës i një legjislacioni, me të cilin në Kongres do të shqyrtohej çfarëdo marrëveshjeje e arritur me Iranin. Por, presidenti amerikan, Barack Obama, është kërcënuar se ndaj një legjislacion të tillë do ta përdorte veton.

XS
SM
MD
LG