Ndërlidhjet

logo-print

Hetuesit: Lubitz kishte hulumtuar për metoda të vetëvrasjes


Oficerët e policisë duke i marrë disa gjëra nga shëtpia ku ka banuar piloti Andreas Lubitz

Oficerët e policisë duke i marrë disa gjëra nga shëtpia ku ka banuar piloti Andreas Lubitz

Bashkëpiloti i aeroplanit të udhëtarëve Germanwings, Andreas Lubitz, i dyshuar se e ka përplasur aeroplanin në Alpet e Francës, një kohë kishte hulmtuar në Internet për gjetjen e metodave të vetëvrasjes dhe për siguri të derës së kabinës së pilotëve.

Hetuesit në Gjermani thanë mbrëmë se ata në kompjuterin e konfiskuar në shtëpinë e tij në Dyseldorf, e kishin gjetur historinë e kërkimit.

Hetuesit besojnë se Andreas Lubitz, 27 vjeçar, ia mbylli derën e kabinës kapitenit të aeroplanit, gjatë fluturimit prej Barcelonës për në Dyseldorf, më 24 mars, dhe me qëllim e rrëzoi aeroplanin në malet franceze, me ç’rast u vranë të 150 njerëzit në të.

Në Marsej të Francës, prokurori Brice Robin, tha se hetusit i kanë gjetur 150 profile të ADN-së, që i përgjigjet numrit të njerëzve në aeroplan, por do të duhet kohë për t’i krahasuar ato me mostrat e dhëna nga familjet e të vdekurve në aeroplan.

XS
SM
MD
LG