Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Marrëveshja atomike me Iranin – shumë e rrezikshme


Mark Regev

Mark Regev

Izraeli ka vlerësuar se marrëveshja kornizë e fuqive botërore dhe Iranit për programin atomik iranian, është “një hap në drejtim shumë të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i qeverisë së Izraelit, Mark Regev, tha sot se “qëllimi vetëm” i Iranit, prapa kësaj marrëveshjeje, është prodhimi i armatimit atomik.

“Jo vetëm që e lejon Iranin me një infrastrukturë të shtrenjtë atomike , por dështon ta ndalë bile edhe një instalim të vetëm atomik iranian”, tha Regev.

Irani dhe gjashtë fuqitë borëtore kanë arritur një pajtueshmëri në Lozanë të Zvicrës, mbrëmë vonë, për “parametrat kryesorë” të marrëveshjes gjithpërfshirëse, për të cilën Shtetet e Bashkuara thonë se do t’i bllokoj të “gjitha rrugët” e Iranit kah armatimi bërthamor.

XS
SM
MD
LG