Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një komunikate tha se sot, myftiu Naim Tërnava, në bazë Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, suspendoi nga puna, Irfan Hasan Salihun, imam në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren.

"Gjithashtu, ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor, që pritet të mblidhet sapo lënda të kompletohet", njofton BIK-u.

Siç raportojnë mediat vendore, Bashkësia Islame e Kosovës e ka dënuar një deklaratë të Salihut, i cili gjatë një ligjërate të tij, ka thënë se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i kanë sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.

XS
SM
MD
LG