Ndërlidhjet

Kina akuzon Zhou Yongkang për abuzim të pushtetit


Zhou Yongkang

Zhou Yongkang

Autoritetet kineze kanë akuzuar ish shefin e sigurimit të brendshëm Zhou Yongkang për ryshfet, abuzim të pushtetit dhe zbulim të qëllimshëm të sekreteve shtetërore.

Agjencia e lajmeve shtetërore raportoi sot se rasti i Zhous është transferuar në një gjykatë në qytetin verior të Tianjinit.

Vitin e kaluar, Kina tha se ka arrestuar Zhoun dhe e ka përjashtuar atë nga Partia Komuniste në pushtet, duke e akuzuar për krime të ndryshme.

Zhou deri tani është figura më e lartë që akuzohet në mes të luftës që presidenti kinez Xi Jinping i ka shpallur korrupsionit.

Ai është zyrtari më i lartë kinez që u kap në skandalin e ryshfetit, që kur partia mori pushtetin në vitin 1949.

XS
SM
MD
LG