Ndërlidhjet

logo-print

Ekstremistët Al-Shabaab kërcënojnë me sulme të tjera


Një ditë pasi militantët e Al-Shabaab vranë 147 njerëz në një sulm në një kampus universitar në Keni, grupi islamik i Somalisë ka kërcënuar me sulme të reja në lindje të Afrikës.

Një zëdhënës i Al-Shabaab i tha një radio stacioni pro-ekstremist se nuk do të ketë "vend të sigurt" në Keni, deri sa ato të mbeten pjesë e forcës shumëkombëshe të Bashkimit Afrikan që lufton grupin islamik në Somali, e cila është në kufi me Keninë.

Të paktën katër persona të armatosur të Al-Shabaab vranë 147 studentë, kryesisht të krishterë, gjatë një rrethimi 16-orësh në një kampus universitar në Garissa, rreth 350 kilometra në lindje të kryeqytetit Nairobi.

Disa dëshmitarë thanë se persona të armatosur kishin në shënjestër besimtarë të krishterë, duke i liruar nxënësit të cilët mund t'iu përgjigjeshin pyetjeve rreth Kuranit.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Kenia që nga bombardimet e vitit 1998 të ambasadës amerikane në Nairobi, në të cilën 213 njerëz u vranë.

Papa Françesku ka dënuar masakrën e universitetit dhe ka thënë se ajo ishte një akt i "brutalitetit të pakuptimtë."

XS
SM
MD
LG