Ndërlidhjet

Savchenko ndërpret grevën e urisë


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase Nadia Savchenko, e cila ishte në grevë urie në shenjë proteste që po mbahet në një burg të Rusisë, raportohet se ka filluar të hajë shujta të vogla.

Mikhail Fedotov dhe Yelizaveta Glinka, anëtarë të këshillit presidencial të Rusisë për të drejtat e njeriut, thonë se Savchenko ka filluar të hajë produktet e qumështit, me qëllim që të qëndrojë gjallë deri në gjykimin e saj, i cili ka ende nuk është caktuar.

Njoftimi erdhi pasi Fedotov dhe Glinka vizituan Savchenkon sot.

Kjo është hera e dytë që Savchenko, 33 vjeçare, ndërpret grevën e urisë.

Savchenko është ushqyer vetëm me vitamina dhe glukozë, gjatë grevës së urisë të cilën e filloi më 13 dhjetor.

Ajo ndali grevën më 5 mars për shkaqe shëndetësore, por e vazhdoi 11 ditë më vonë.

Savchenko akuzohet për përfshirje në një sulm vdekjeprurës që vrau tre gazetarë rusë që po mbulonin konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë më lindje të Ukrainës.

Ajo thotë se është kidnapuar nga separatistët në muajin qershor dhe ilegalisht është sjellë në Rusi, shtet që sipas saj, nuk ka të drejtë ta gjykojë.

XS
SM
MD
LG