Ndërlidhjet

Rohani: Marrëveshja do të jetë "kujtim historik"


Hassan Rohani
Hassan Rohani

Presidenti i Iranit Hassan Rohani thotë se mirëkuptimi për planin bërthamor i arritur mes gjashtë fuqive botërore dhe Iranit më 2 prill, do të jetë një "kujtim historik" për popullin iranian.

Rohani, duke folur në një adresim në televizionin shtetëror, tha se Irani beson se botën e sotme "kërcënimi dhe presioni ndaj të tjerëve" nuk funksionon dhe se secila marrëveshje duhet të jetë një "fitore" për të gjitha palët.

Ai këto deklarata i bëri një ditë pasi zyrtarë nga SHBA-të, Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina arritën një marrëveshje kornizë për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Rohani shtoi se "të dyja palët duhet të mbajnë premtimet" dhe të finalizojnë marrëveshjen, duke lehtësuar sanksionet që i janë vendosur vendit.

Afati i fundit për finalizim është 30 qershori.


XS
SM
MD
LG