Ndërlidhjet

logo-print

Pikturat e Monet mund të shiten 110 milionë dollarë


Një pikturë e Claude Monet

Një pikturë e Claude Monet

Gjashtë piktura të piktorit impresionist francez Claude Monet janë në mesin e yjeve që po nisen për në ankandin pranveror të arteve të Nju Jorkut.

Këto piktura së bashku mund të shiten me çmim nga 78 deri në 110 milionë dollarë.

Piktura e vitit 1905, "Zambakët e Ujit" e Monet, që është mbajtur private që nga vitit 1955, vlerësohet se mund të kushtojë 30 deri në 45 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, 18 piktura të Monet janë shitur me vlerë të 190.5 milionë dollarëve.

Pesë të tjera u shitën në Londër në muajin shkurt për 83.8 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG