Ndërlidhjet

Uashingtoni dënon sulmet ndaj civilëve në Siri


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf

SHBA-të i kanë dënuar sulmet e ndara gjatë kësaj jave kundër civilëve në Siri, përfshirë edhe atë ndaj kampit të refugjatëve palestinezë në pjesën jugore të Damaskut.

Përmes një komunikate, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se civilët sirianë vazhdojnë të vuajnë nga regjimi i Bashar al Assadit, dhe grupet e dhunshme ekstremiste.

Ajo ka thënë se Uashingtoni është “shumë i shqetësuar nga sulmet e Shtetit Islamik gjatë kësaj jave në kampin e refugjatëve palestinezë në pjesën jugore të Damaskut”.

Shteti Islamik e ka okupuar një pjesë të madhe ku gjendet kampi i refugjatëve, që është edhe prania e parë e madhe e grupit ekstremist pranë kryeqytetit sirian.

XS
SM
MD
LG