Ndërlidhjet

Sofja me njësit të ri kundër korrupsionit


Zëvendëskryeministrja bullgare, Meglena Kuneva
Zëvendëskryeministrja bullgare, Meglena Kuneva

Bulgaria i ka bërë të ditura planet për themelimin e një njësie speciale që do të hetonte korrupsionin në nivel të lartë.

Brukseli rregullisht e ka kritikuar këtë shtet që është vend anëtar i BE-së për dështimin e hetimit të korrupsionit, për të cilën analistët thonë se e ka dëmtuar rëndë besimin e bullgarëve në institucionet publike.

Si rezultat i kësaj, Bulgaria nuk ka mundur të bëhet pjesë e zonës shengen.

Zëvendëskryeministrja bullgare, Meglena Kuneva, iu ka thënë gazetarëve se njësiti i ri do të përbëhet prej prokurorëve, hetuesve dhe inspektorëve, ndërsa do të nis punën në fillim të vitit2016.

Qeveria beson se 7670 zyrtarë do të mund të bëhen cak i hetimeve.

Njerëzit që denoncojnë raste të cilat përmbyllet me dënime, do të shpërblehen.

Kuneva ka thënë se Bullgaria do të matet me Rumaninë ku politikanë të nivelit të lartë, zyrtarë dhe biznismen janë hetuar apo burgosur.

Së fundi, ministri i financave të Rumanisë, Darius Valcov, ka dhënë dorëheqje pasi muajin e kaluar është akuzuar se ka marrë haraç për një kontratë pune publike.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG