Ndërlidhjet

Minat, për 30 vjet kanë vrarë mbi 1 milionë njerëz


Ilustrim
Ilustrim

Në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit nga minat, është thënë se sipas të dhënave të OKB-së, në 30 vitet e fundit, mbi 1 milionë njerëz janë vrarë apo lënduar nga minat tokësore.

71 % e viktimave kanë qenë civilë, ndërsa 32 % kanë qenë fëmijë.

Thuhet se 110 milionë mina aktive ende janë të vendosura nëpër botë në 68 shtete.

Në pjesën lindore të Ukrainës ku forcat qeveritare kanë luftuar kundër separatistëve pro rusë, fondi i OKB-së për fëmijë thotë se minat dhe armatimi i pa shpërthyer përbën kërcënim të madh për fëmijët.

Në një raport të ri të publikuar nga UNICEFI, thuhet se 42 fëmijë janë vrarë dhe së paku 109 janë lënduar nga minat tokësore në rajonin e Donjeckut dhe Lluhanskut.

Prej vitit 1993, SHBA-të, kanë dhënë mbi 2.4 miliardë dollarë ndihma për mbi 90 shtete për shkatërrimin e armëve konvencionale, sipas një komunikate të Departamentit të Shtetit.

XS
SM
MD
LG