Ndërlidhjet

logo-print

Abadi urdhëron arrestimin e hajdutëve në Tikrit


Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi

Kryeministri irakian, Haidar al Abadi, ka urdhëruar forcat e sigurisë që të arrestojnë këdo që e then ligjin në qytetin e Tikritit, 140 kilometra në veri të Bagdadit.

Ushtria dhe policia irakiane, të përkrahura nga milicitë Shiite, e kanë rimarrë kontrollin në qytetin e lindjes s ëish diktatorit, Sadam Hysein më 1 prill, pas një beteje me Shtetin Islamik që zgjati një muaj.

Pas fitores së ushtrisë irakiane, është raportuar se kanë ndodhur shumë vjedhje të shtëpive të braktisura.

Abadi ka thënë se sundimi i ligjit është me rëndësi të madhe për të rikthyer normalistetin në këtë krahinë irakiane, si dhe mundësimin e kthimit të familjeve në qytet, të cilin militantët e IS-it e patën okupuar në qershor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG