Ndërlidhjet

logo-print

Vin Diesel “çimentohet” në Hollywood


Ilustrim

Ilustrim

Aktori me famë botërore, Vin Diesel, ka vendosur shenjat e duarve dhe shputave të këmbëve në çimento para ‘Chinese Theater’ duke e shënuar kështu emrin e tij në historinë e Hollywoodit.

Ceremonia është mbajtur derisa tashmë ka filluar të shfaqet nëpër kinema filmi i tij i fundit, ‘Furious 7’.

Filmi është pjesa e shtatë e serisë me sukses global “Fast and Furious”, që i dha atij famë botërore si yll i filmave aksion.

Ky është edhe filmi i parë që ka nisur të shfaqet nëpër kinema pas vdekjes së një prej miqve dhe bashk-aktorëve në këtë seri, Paul Walker, i cili vdiq në një aksident komunikacioni në vitin 2013, pak para se ‘Furious 7’, të përfundonte xhirimet.

XS
SM
MD
LG