Ndërlidhjet

Lavrov: Të tërhiqet më shumë armatim në Ukrainën lindore


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka propozuar që të dy palët në konfliktin në Ukrainë të tërheqin armatime të tjera për të rritur besimin ndaj armëpushimit të arritur në muajin shkurt.

Lavrov i ka bërë këto komente në kryeqytetin sllovak, Bratislavë, ku është duke mbajtur bisedime me zyrtarë të këtij vendi dhe po merr pjesë në shënimin e 70 vjetorit të çlirimit të Bratislavës nga Armata e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lavrov ka thënë se është e nevojshme që të bëhet monitorimi kryesisht i pjesës ushtarake të marrëvëeshjes së armëpushimit të arritur në Minsk, që ndaloi luftimet në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG