Ndërlidhjet

Një gjykatë në Egjipt e ka nisur sot rigjykimin e ish presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, dhe djemve të tij me dyshimin se kanë tërhequr fonde publike të ndara për rinovimin e pallatit presidencial dhe i kanë përdorur ato për rinovime në objekte private.

86 vjeçari Mubarak, i larguar nga pushteti pas protestave të vitit 2011, ishte dënuar me tri vite burg majin e kaluar, ndërsa djemve të tij iu është ndarë dënimi prej katër vjetësh për të njejtin rast.

Në janar, gjykata e lartë e Egjiptit e kishte hedhur poshtë këtë vendim ndaj Mubarakut i cili momentalisht po trajtohet në një spital ushtarak në Kajro.

Djemtë gjithashtu janë liruar derisa janë në pritje të procesit gjyqësor.

Në nëntor, një gjykatë kishte hedhur poshtë akuzat ndaj Mubarakut me pretendimin se ai nuk kisht urdhëruar vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG