Ndërlidhjet

Pamjet e para të Fidel Castros, pas një viti


Fidel Castro - Arkiv
Fidel Castro - Arkiv

Ish presidenti i Kubës, Fidel Castro, tani 88 vjeçar është paraqitur në publik për herë të parë pas një mungese mbi një vjeçare.

Ai e ka përshendetur një delegacion të banorëve të Venecuelës, njoftojnë mediat vendore.

Mediat shtetërore kanë publikuar fotografi të Castros derisa qëndron i ulur, duke shtrënguar duart me venecuelasit.

Paraqitja e fundit e Castros në publik është bërë më 8 janar të vitit të kaluar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Barack Obama dhe presidenti aktual i Kubës, Raul Castro, që është vëllai më i ri i Fidelit, kanë vendosur të rinisin marrëdhëniet diplomatike, duke hapur rrugë kështu për një epokë të re të bashkëpunimit e cila mungonte prej viti 1959, kur Castro erdhi në pushtet.

XS
SM
MD
LG