Ndërlidhjet

Akuza ndaj IS-it për kidnapimin e shiitëve


Ilustrim
Ilustrim

Një lider i komunitetit shiit në Afganistan ka thënë se militantët e Shtetit Islamik janë përgjegjës për kidnapimin e dhjetëra burrave dhe djemve shiit në muajin shkurt.

Associated Press e ka cituar Mohammad Mohaqiq, duke thënë sot se dy ish liderët e talibanëve, Mullah Abdullah Kaka dhe zëvendësi i tij, Mullah Mansur Dadullah, janë përgjegjës për kidnapimin e 31 pjesëtarëve të minoritetit shiit, Hazara, më 23 shkurt në krahinën jugore të Zabulit.

Në këtë kidnapim masiv, viktimat kanë qenë duke udhëtuar me autobus në auoudhën nga Kandahari për në Kabul.

Sipas zyrtarëve vendor, persona të armatosur kanë rrethuar pasagjerët meshkuj, duke i marrë me dhunë, ndërsa gratë, fëmijët dhe personat tjerë që nuk i përkisnin këtij komuniteti janë lënë prapa.

XS
SM
MD
LG