Ndërlidhjet

Messi luan të dielën për Barcelonën


Ilustrim

Ilustrim

Lionel Messi pritet të rikthehet në ndeshjen e ekipit të tij, Barcelona, pasi nuk ka pati mundësi të angazhohet në dy ndeshje për ekipin kombëtar të Argjentinës, raporton Associated Press.

Një lëndim në shputën e tij të djathtë, e mbajti jashë fushës Messin për dy miqësore të Argjentinës kundër Ekuadorit dhe El Salvadorit që u luajtën javën e kaluar në SHBA.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se Messi është mirë. ‘Ende ka dhimbje, por është duke u rikuperuar prej saj”, ka thënë Enrique.

Luis Enrique e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të angazhohen për ndeshjen kundër Celta Vigos, të dielën, që për Barcelonën është ndeshje si mysafir.

Messi udhëheqë në ligën spanjolle me 32 gola të shënuar në 28 ndeshje, diçka që i ka ndihmuar ekipit të tij të ketë epërsi për 4 pikë me vendin e dytë.

XS
SM
MD
LG