Ndërlidhjet

Kenyatta zotohet për masa të ashpra kundër militantëve


Presidenti, Uhuru Kenyatta

Presidenti, Uhuru Kenyatta

Presidenti i Kenias është zotuar se do të ndërmarr masa të ashpra kundër militantëve islamik pasi ata e sulmuan një shkollë në kufi me Somalinë, duke vrarë 148 njerëz.

Presidenti Uhuru Kenyatta, ka paralajmëruar sot se planifikuesit dhe financuesit e sulmeve si ai në qytezën Garissa, “janë ngulitur thellë në komunitetet tona”.

Kenyatta ka thënë se administrata e tij “do të përgjigjet në mënyrat më të ashpra të mundshme” ndaj sulmeve si ai në Garissa.

Të enjtën, persona të maskuar hynë në kampusin e një shkolle dhe qëlluan mbi studentët.

Ushtria keniane ndërhynë më pas duke vrarë militantët sulmues.

XS
SM
MD
LG