Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i financave të Greqisë, Yanis Varoufakis, pritet të takohet të dielën në Uashington me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, takim ky që mbahet pak para se të kalojë afati për pagesën e radhës së kredive të marra nga Greqia.

Takimi po mbahet derisa po spekulohet se Greqia nuk do të ketë mundësi të bëj pagesën prej 460 milionë eurove nëse detyrohet që të zgjedh në mes të pagesës që duhet bërë ndaj punonjësve dhe pagesës për kredi të FMN-së.

Mirëpo një nga ministrat tjerë të qeverisë greke, Dimitris Mardas, ka thënë sot se shteti grek i ka paratë për pagesën e radhës.

FMN në anën tjetër e ka hedhur poshtë raporton e revistës gjermane, ‘Spiegel’ se ky institucion ndërkombëtar e ke tërhequr stafin e saj nga Athina në shenj proteste ndaj reformave që po ecin shumë ngadal në Greqi.

XS
SM
MD
LG