Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Vazhdojmë sulmet e koalicionit arab


Ilustrim

Ilustrim

Aeroplanët e koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Sauddite kanë vazhduar edhe sot ta bombardojnë kryeqytetin jemen, Sanaa, ditën e 11-të të sulmeve ajrore kundër milicive shiite Huthi që e kundërshtojnë presidentin Abd Rabbu Mansour Hadi.

Reuters ka cituar banorët duke thënë se janë dëgjuar shpërthime në baza ku gjenden njësitë ushtarake që janë besnike ndaj Huthit, derisa sulmet ajrore kanë goditur gjithashtu kufirin e Jemenit me Arabinë Saudite.

Sulmet kanë vazhduar megjithë kërkesën e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të bërë dje për një pauzë për të lejuar ndihmat humanitare të shkojnë në Jemen dhe të evakuohen civilët.

Presidenti Hadi, javën e kaluar kishte ikur për në Aden, derisa kishte nisur ofenziva e huthit.

Arabia Saudite është zotuar të vazhdojë sulmet derisa Hadi të kthehet në pushtet.

XS
SM
MD
LG