Ndërlidhjet

“House of Cards” vazhdon edhe me sezonin e 4-të


Aktori kryesor në 'House of Cards', Kevin Spacey - Arkiv

Aktori kryesor në 'House of Cards', Kevin Spacey - Arkiv

Seriali shumë i popullarizuar, ‘House of Cards’ do të vazhdojë edhe për një sezon, atë të katërtin më radhë, pasi kontrata e saj është shtyrë edhe për vitin 2016.

"House of Cards,", seriali i parë online dhe fitues i disa çmimeve Emmy, ka njoftuar përmes profilit në ‘Twitter’ vazhdimin e saj edhe për një sezon.

Në rolin kryesor të kësaj serie është aktori, Kevin Spacey i cili portretizon kongresmenin, Francis Underëood, ndërsa ajo është prodhim i kompanisë “Netflix Inc” .

Drama politike është e mbështetur në një libër dhe një miniserie të rrjetit televiziv publik britanik, BBC, ndërsa konsiderohet si një nga serialet më të pëlqyera jo vetëm për audiencën në SHBA.

XS
SM
MD
LG