Ndërlidhjet

Pakistan: Vret 10 të afërm pasi i refuzohet kërkesa për martesë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Pakistan kanë njoftuar se një person, i zemëruar nga refuzimi i kërkesës për martesë me kushërirën e tij, ka vrarë 10pjesëtarë të rrethit të gjerë të familjes.

Associated Press e ka cituar zyrtarin policor, Shahid Khan, duke thënë se sulmi ka ndodhur më 5 prill në krahinën Kiber Paktunva në veriperëndim të Pakistanit.

Khan ka thënë se i dyshuari është në arrati .

Viktimat përfshijnë xhaxhain, hallën dhe tetë kushëri të tij, një prej të cilëve ishte edhe vajza që i dyshuari dëshironte ta martonte.

AP raporton se në edhe në nëntor të vitit të kaluar, i dyshuari kishte vrarë prindërit e tij dhe dy vëllezërit rreth dëshirës së hedhur posht për ta martuar të njëjtën vajzë.

Megjithë vrasjen, autoritetet nuk e kanë arrestuar atë asnjëherë.

XS
SM
MD
LG