Ndërlidhjet

Erdogan nuk e anulon vizitën në Iran


Presidenti turk, Erdogan - Arkiv

Presidenti turk, Erdogan - Arkiv

Presidenti turk, Rexhep Erdogan do e vizitojë Teheranin gjatë ditëve të ardhshme për takime të nivelit të lartë.

Reuters raporton se vizita do të realizohet më 7 prill, ndërsa ajo do të realizohet për tansioneve të fundit në mes të Turqisë dhe Iranit.

Disa deputetë iranian kishin kërkuar nga shteti që t’ia anulojnë këtë vizitë Erdoganit, pasi ky i fundit e kishte kritikuar përkrahjen e Iranit për rebelët e Huthit, në Jemen.

Të dy vendet kanë lidhje të forta ekonomike, derisa Irani është furnizuesi i dytë më i madh i Turqisë me gaz.

Të dy shtetet kanë mosmarrëveshjeje edhe rreth zgjidhjes së konfliktit në Siri.

XS
SM
MD
LG