Ndërlidhjet

Një nga sulmuesit në Kenia, djali i një punonjësi të qeverisë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e brendshme e Kenias e ka identifikuar një nga sulmuesit e grupit ekstremist mysliman, Al Shabaab si djalin e një zyrtari qeveritar.

Ai së bashku me pjesëtarë të tjerë të dyshuar të këtij grupi militant e kanë sulmuar një universitet në një krahinë të këtij shteti afrikan duke vrarë rreth 150 persona.

Agjencitë e lajmeve e citojnë zëdhënësin e ministrisë, Mwenda Njoka, duke thënë se i dyshuari, Abdirahim Mohammad Abdullahi ka qenë një nga katër pjesëtarët e Al Shabaabit që e sulmuan kampusin e Universiteti në Garissa më 2 prill.

Njoka ka thënë se babai i tij, me pozitë në qarkun Mandera, e kishte raportuar djalin e tij të zhdukur qysh vitin e kaluar, ndërsa kishte shprehur dyshimin se ai kishte shkuar në Somali.

Al Shabaab, është një grup militantësh nga Somalia me lidhje me Al Kaidën, ndërsa në atë universitet thotë se e ka bërë si hakmarrje ndaj pranisë ushtarake të Kenisë në Somali.

Masakra e 2 prillit konsiderohet më e rënda prej sulmeve me bombë në vitin 1998 ndaj ambasadës amerikane në Nairobi.

XS
SM
MD
LG