Ndërlidhjet

Irani mund të vazhdojë aktivitetin bërthamor


Javad Zarif - Ministri i jashtëm i Iranit
Javad Zarif - Ministri i jashtëm i Iranit

Ministri i jashtëm iranian, ka thënë se Teherani mund ta vazhdojë aktivitetin e saj bërthamor nëse perëndimi tërhiqet prej marrëveshjes e cila pritet të finalizohet në qershor.

Mohammad Javad Zarif, ka thënë se Irani e ka fuqinë të ndërmarr masa korresponduese dhe do të jetë në gjendje t’i rikthehet programit bërthamor në të njëjtin nivel nëse pala tjetër nuk e respekton marrëveshjen fillestare.

Komentatorët politik thonë se me këtë deklaratë Zarif i ka siguruar konservatorët iranian që e kundërshtojnë marrëveshjen me gjashtë fuqitë botërore.

Marrëveshja fillestare e arritur para pak ditësh kërkon finalizimin më së largu deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG